Sport Ndërkombëtar

Boston fiton dhe ruan kryesimin

Në kampionatin më të fortë të basketbollit në bot, NBA,  janë zhvilluar nëntë ndeshjet e radhës prej të cilave vendasit kanë shënuar tre fitore kundrejt gjashtë fitoreve për ekipet mysafire.

Në cilësinë e vendasit fitore kanë shënuar Minnesota ndaj Sacramento 117-110, Boston kundër Lakers 125-121 dhe Utah Jazz kundër Dallas 108-100, ndërsa në gjashtë takimet tjera fitore shënuan ekipet mysafire si Houston, Çikago, Clippers, Washington, Phoenix dhe Toronto.

Pas ndeshjeve të fundit Perëndimin e kryeson Denver me 34 fitore e 16 humbje para Memphis që ka 31 fitore e 18 disfata. Në Lindje kryeson Boston me 36 fitore e 15 disfata, para Philadelphia që ka 32 fitore e 16 humbje .

Rezultatet:
Detroit – Houston 114 – 117
Orlando – Chicago 109 – 128
Atlanta – LA Clippers 113 – 120
Minnesota – Sacramento 117 – 110
Nju Orleans – Washington 103 – 113
San Antonio – Phoenix 118 – 128
Boston – LA Lakers 125 – 121
Utah Jazz – Dallas 108 – 100
Portland -Toronto 105 – 123

/Shqip.com