Boston e Philadelphia nuk heqin dorë nga kreu i Lindjes

Boston është rikthyer te fitorja dhe shpreson ende për kreun e renditjes në Lindje pas fitores 104-102 ndaj Minnesota. Ndeshje me mjaft rivalitet, ku për mysafirët u dalluan Brown me 35 pikë e 10 kërcime si dhe Tatum me 22 pikë e 12 kërcime.
Vijon sezoni me luhatje për Lakers, që u mundën 114-110 nga Houston. Mungesa e James dhe Davis u ndie shumë te Lakers (Reaves 24 pikë), ndërkohë që për Houston u dallua Porter me 27 pikë.
Skuadra kampione e Golden State u mund 134-126 nga Clippers. Edhe pse Curry realizoi 50 pikë, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Clippers shkëlqeu i zakonshmi Leonard, me 30 pikë.
Edhe Philadelphia synon kreun në Lindje, pas fitores 118-109 ndaj Cleveland. Embiid realizoi 36 pikë e 18 kërcime, mbështetur nga Harden me 28 pikë e Maxey me 23 pikë. Miami, falë 73 pikëve të trios Butler-Adebayo-Herro, mundi 138-119 Memphis, ndërsa Dallas fitoi 137-128 ndaj San Antonio pas kohës shtesë (Wood 28 pikë).
Rezultatet:
Cleveland – Philadelphia 109-118
Miami – Memphis 138-119
Chicago – Sacramento 114-117
Houston – Lakers 114-110
Minnesota – Boston 102-104
San Antonio – Dallas 128-137
Clippers – Golden State 134-126
/Shqip.com