Borxhi me fajde në Tiranë e çoi në pranga të riun nga Kosova

Q.K. nga Kosova ka pranuar fajësinë para gjykatës në Tiranë se është përfshirë në skemën e marrjes së parave me përqindje, thënë ndryshe para me fajde.
Q.Krasniqi 30 vjeç i tha gjyqtares së masave te sigurimit personal Shefkie Demiraj se në marrëveshje i kishte marrë kallëzueses 80 mijë euro, por që me përqindje kishin shkuar 170 mijë euro.
I arrestuar menjëherë mbasi hyri në Shqipëri u justifikua se borxhin me përqindje e mori nga mikpritësja me synimin për t’i investuar në kriptomonedhë.
Duke përfshirë edhe përqindjet ky borxh sipas tij i shkoi 135 mijë euro.
“I kam investuar paratë në bursë tek një shtetas nga Maqedonia”- shtoi më tej në dëshmi i riu nga Kosova.
Krasniqi hyri në miqësi me gruan e cila jo vetëm e strehoi në hotel, por edhe u kujdes kur ai u sëmur nga Covidi.
Gjatë kësaj miqësie, gruaja u mashtrua dhe sipas saj borxhi ishte vetëm 135 mijë euro që iu kërkua në disa këste.
“Krasniqi më tha se do m’i kthente paratë sapo t’i hapej llogaria bankare” – tha gruaja pranë autoriteteve, atëherë kur e kuptoi se ishte gënjyer dhe miku e kishte bërë bllok në telefon, raporton Top Channel.
Q.Krasniqi theksoi se edhe ai është mashtruar nga një maqedonas që ja përvetësoi paratë dhe pastaj u zhduk.
Dëshmia më e re e tij përpara gjykatës që flet për para me fajde dhe po vlerësohet nga akuza.