Sport Ndërkombëtar

Borussia Dortmund konfirmon qëndrimin e Erling Haaland

Erling Haaland

Erling Haaland do të qëndrojë te Borussia Dortmund së paku edhe këtë sezon, transmeton Shqip.com.

Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori i skuadrës gjermane, Michael Zorc ku ka thënë se klubi nuk është i interesuar ta shesë sulmuesin këtë verë.

Për “Kicker” ai ka thënë të dielen se klubi nuk do të ndryshojë qëndrim gjatë këtij afati kalimtar.

Reagimi i tij ka ardhur pas raportimeve se Paris Saint-Germian ka ofruar 200 milionë euro për 21-vjeçarin.

“Supozoj se do të ballafaqohemi me thashetheme të egra për dy ditë të tjera. Pozicioni ynë është i qartë, nuk kam pse të përsëris fjalët gjatë gjithë kohës. Ne jemi një klub futbolli, por jo një bankë”, ka thënë Zorc.

Interesim për sulmuesin norvegjez kanë shprehur edhe skuadra si Real Madrid, Chelsea, Manchester United e Manchester City.

Erling Haaland ka kontratë me skuadrën gjermane deri në qershor të vitit 2024, derisa në përfundim të këtij edicioni do t’i aktivizohet klauzola e largimit prej 75 milionë euro./Shqip.com