Borrell udhëton në Shqipëri për të diskutar lidhur me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të udhëtojë në Shqipëri në datat 15-16 mars dhe në Maqedoninë e Veriut më 16-17 mars.
Këto vizita do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri dhe BE-Maqedonia e Veriut sipas Marrëveshjeve të tyre përkatëse të Stabilizim Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Duke filluar me Shqipërinë në 15 mars, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12- të të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 12:00”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut.
Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16 -të të Stabilizim Asociimit BE-Maqedonia e Veriut të premten, 17 mars.
/Shqip.com