Lajme

Borrell takon liderët e Ballkanit, Osmani kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat

Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar në New York, liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, Kosova është përfaqësuar nga presidentja, Vjosa Osmani.

Ajo ka deklaruar se integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij.

Osmani ka thënë se në takimin e sotëm ka ritheksuar se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik.

Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkruar se në një bisedë të bërë me Borrell i ka thënë këtij të fundit se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

/Shqip.com