Borrell: Stabiliteti në rajon, varet nga normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Publikuar:
(18.02.2024 10:41:49)
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur për takimet e zhvilluara në Mynih të Gjermanisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Stabilitet i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Borrell.
/Shqip.com