Lajme Botë

Borrell: Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit rus mbi një restorant në Kramatorsk të Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se Rusia po vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte.

“Në një demonstrim tjetër të terrorit që Rusia po ushtron mbi civilët ukrainas, një raketë ruse e lundrimit goditi një restorant dhe qendër tregtare në Kramatorsk. Kjo ishte një pikë takimi e njohur për shtypin ndërkombëtar. Përsëri, Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte”, ka shkruar Borrell në Tëitter.

Nga sulmi mbetën të paktën tre të vrarë dhe 22 të plagosur.

/Shqip.com