Borrell kërkon përshpejtim të dialogut

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell ka reaguar lidhur me vendimin për largimin e barrikadave në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se tani duhet përparim urgjent në dialog.
“Diplomacia mbizotëroi në de-përshkallëzimin e tensioneve në Kosovën e veriut. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirë se vini udhëheqjen e përgjegjshme të Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Kurti. BE, SHBA dhe KFOR-i puna në grup. Falë të gjithë të përfshirëve! Tani na duhet përparim urgjent në dialog”, shkroi Borrell.

Barrikadat e vendosura në pjesën veriore të Kosovës kanë filluar të largohen. Në pamjet e transmetuara, shihen persona që kanë filluar të lëvizin kamionët nga pjesët ku kanë qëndruar për më shumë se dy javë.
Ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq që ditën e djeshme ka paralajmëruar se të enjten do filloj largimi i barrikadave në Kosovë. Ai shtoi se largimi i tyre mund të zgjas për 24 ose 48 orë.
Bllokimi i rrugës, si pasojë e barrikadave ka shkaktuar probleme në lëvizjen e lirë. Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, tash e më shumë se dy javë mbeten të mbyllura.
Ishte 10 dhjetori kur u bë vendosja e parë e barrikadave, në zonat afër Zveçanit dhe në Leposaviq.
Qëllimi ishte që të bllokohet rruga për të transferuar nga stacioni në Leposaviq, ish-policin serb që ishte arrestuar, Dejan Pantiq.
/Shqip.com