Ekonomi

Borrell: Kemi sanksionuar çdo aspekt të ekonomisë ruse

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell

Viti i kaluar nuk ishte i keq për ekonominë ruse pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, tha të mërkurën Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, në një intervistë me stacionin radiofonik Onda Cero.

Viti i kaluar nuk ishte i keq për ekonominë ruse”, tha zyrtari i BE-së. “Kjo është për shkak se çmimet e energjisë shkuan në qiell”, vuri në dukje ai. Çmimet janë kthyer së fundmi në atë që ishin përpara operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ka thënë Borrell.

Tashmë as ne nuk jemi të varur energjetikisht nga Rusia”, tha Borrell. “Më parë 40 % e gazit evropian vinte nga Rusia, tani është 6 % dhe ata nuk do të gjejnë klientë për këtë gaz”, vijoi ai.

Unë besoj se ne kemi vendosur tashmë sanksione kundër pothuajse çdo gjëje që mund të sanksionohet”, ka thënë mes tjerash ai.

/Shqip.com