Lajme

Borrell jep detaje nga telefonata që kishte me Kurtin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka treguar detaje nga biseda që ka zhvilluar dje me kryeministrin, Albin Kurti.

Ai tha se me Kurtin diskutuan për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ndryshe pas takimit në zyrë me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, kryeministri Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Lexo edhe:
Kurti zhvillon bisedë telefonike me Borrell, flasin për dialogun

Në këtë bisedë telefonike u diskutua për dialogun, marrëveshjen me Serbinë, dhe çështjet aktuale.

“Ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale” thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Po ashtu Kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.​

/Shqip.com