Lajme

Borrel do t’i njoftojë ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se në mbledhjen joformale të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që do të mbahet sonte, do t’i informojë edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë njoftim vend kryesor do të zë takimi i fundit mes udhëheqësve të dyja vendeve në Bruksel, i cili u mbyll pa asnjë marrëveshje.

“Unë do t’i informoj ministrat për takimin e fundit të nivelit të lartë të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe për të parë zhvillimet e ardhshme të dialogut”, u ka thënë mediave Borrell, pasi arriti në New York.

Diplomati evropian ka thënë se pas takimit do t’i informoj mediat më shumë rreth diskutimeve dhe vendimeve.

/Shqip.com