Lajme Botë

Boris Johnson: Drithi ukrainas mund të nxirret përmes Danubit

Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe ka bërë me dije planin e udhëheqësve të grupit G7.

Sipas tij, ekziston mundësia që drithi ukrainas të nxirret në sasi të vogla përmes lumit Danub.

”Nxjerrja e drithit nga Ukraina mund të përfshijë një qasje më të ashpër, por ajo që ne po shikojmë gjithashtu është mundësia e përdorimit të lumenjve, duke përdorur Danubin në veçanti”, tha ai, raporton BBC.

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk po shikon të shkelë Konventën e Montreux – një marrëveshje ndërkombëtare që rregullon trafikun detar në Detin e Zi – dhe ka zgjidhje alternative që nuk përfshijnë praninë e luftanijeve britanike.

Drithi ukrainas

Por, shton ai, kjo mund të duhet të bëhet “në sasi më të vogla” sesa “një kolonë gjigante detare” duke përdorur Detin e Zi.

Nga ana tjëtër, Organizata Botërore e Tregtisë tha se një krizë ushqimore si rezultat i luftës në Ukrainë mund të zgjasë me vite nëse nuk ka ndonjë ndërhyrje.

Miliona tonë drithë janë ulur në magazina dhe portet e Ukrainës që nuk mund të eksportohen për shkak të një kombinimi të minave kundër anijeve në Detin e Zi dhe një bllokadë detare ruse. /Shqip.com