Bordi i ndërmarrjes Pastrimi ua zvogëlon pagat punëtorëve
Publikuar:
(29.04.2022 21:35:24)

Punëtorët e ndërmarrjes Pastrimi këtë muaj do të marrin pagat më të vogla, pas bordi i kësaj kompanie ka marrë një vendim të tillë.
Në vendimin, thuhet se krejt kjo ka ardhur për shkak të gjendjes financiare të kompanisë.
“ Bordi i Drejtorive të në mbledhje e mbajtur më datën 09.03.022 ka shqyrtuar çështjen e zbritjes së pagave për të punësuarit, dhe pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ecurisë së procesit të punës në Ndërmarrje, objektivave si dhe duke e shqyrtuar gjendjen financiare në kompani, prandaj është vendosur si në dispozitën e këtij vendimi”, thuhet në këtë dokument.
Siç ka bërë me dije Ndërmarrja, për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Shërbimi i Financave dhe Administratës./Shqip.com
