Rozë

Bora Zemani tregon dhuratat që i bëri Donald Veshaj në përvjetorin e lidhjes

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë dy nga personazhet më të përfolura të momentit, teksa aktori e ka shprehur hapur se është ende i dashuruar në moderatoren, gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother Albania VIP”.

Në puntatën e kaluar të “Big Brother Albania VIP”, banori Donald Veshaj rrëfeu ata të dy kishin shënuar 3 vjet që nga ai dhe Bora Zemani janë takuar për herë të parë.

Donaldi mbrëmë bëri një gjest mjaft të veçantë që çuditi të gjithë banorët, e madje dhe moderatoren Arbana Osmanin.

Duke qenë se ishte përvjetori i lidhjes së tyre, Donaldi mori një pako me biskota dhe e hodhi përtej murit të shtëpisë në mënyrë që ta merrte Bora.

Por, para se ta bënte këtë, ai hoqi varësen që kishte në qafë dhe e vendosi brenda pakos.

Teksa hidhte pakon jashtë murit, Arbana e garantoi se produksioni do të kujdesej t’ia dërgonte Borës.

Bora pranoi këto dhurata dhe postoi foto me kutinë e biskotave që ishte dhuratë nga ai./SHQIP.com