Rozë

Bora Zemani thyen heshtjen, sonte përballet me Donaldin dhe Beatrixin

Betarix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Moderatorja, Bora Zemani pritët të përballët me aktorin, Donald Veshaj dhe këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

Sipas abcnews.al në spektaklin që do të mbahet sonte do të hyjë për të diskutuar mbi temën e shumë përfolur të ditëve të fundit, trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.

Zemani pritet t’i kthejë dhe varësen që Donaldi i dhuroi pak javë më parë me rastin e 3 vjetorit të njohjes së tyre.

Kujtojmë që Donaldi është kritikuar shumë për faktin se e ka lënë pezull raportin me Borën, ndërsa Beatrix që ka ndërhyrë mes tyre.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Ndryshe, mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është mbajtur një dasmë e improvizuar ku dhëndri dhe nusja kanë qenë Donaldi dhe Beatrixi.

Gjatë kësaj kohë ka ndodhur edhe puthja e shumëpritur në mes tyre./SHQIP.com