Bora Zemani nxehet keq në Përputhen: A je normal
Moderatorja, Bora Zemani konsiderohet si person shumë i qetë pavarësisht situatave.
Mirëpo, në episodin e të së enjtes ajo është nervozuar pas sherrit mes Jurgenit dhe Mikelës.
Kjo e fundit la studion pasi Jurgeni i përmendi edukatën familjare dhe i tha se do të bëjë çfarë të dojë.
“O Jurgen nuk janë normale fare këto që po thua. Tregon edukatën e familjes dhe pastaj viktimizohesh. Nuk janë normale të gjitha këto. I thua tjetrës se po të ofendon ty pse kërkon të bëjë çfarë të dojë”, i tha Bora Jurgenit.
Pas kësaj ka pasur edhe reagime nga vajzat dhe djemtë në studio.
Ishte Argjendi, i cili i tha që mos të gabojë edhe një herë të ofendojë Mikelën, si dhe Ritvana, e cila i tha se një gjë e tillë është shumë e ulët.
Por, pavarësisht kësaj ai vazhdojë më mendimin e tij, duke thënë që më nuk i intereson Mikela pas takimit me Argjendin./SHQIP.com