Rozë

Bora Zemani flet për herë të parë pas videos me Atdheun

Bora Zemani dhe Atdheu

Pas publikimit të një videoje e cila u bë virale, e ku shihej prezantuesja e showit televiziv “Per’puthen”, Bora Zemani, me njërin nga konkurrentët e edicionit të dytë të këtij spektakli, Atdhe Xheravina, ka reaguar vetë Bora, njofton Shqip.com.

Gjatë së mërkurës ka qarkulluar videoja e ku shihet dyshja, e që u aludua se janë në lidhje, Bora sqaroi gjithçka duke mos lënë asgjë në hije të dyshimeve.

Përmes një storie në Instagram, moderatorja e njohur tha se videoja ka qenë gjatë tour-it në verë dhe asgjë nuk ka mes tyre.

“Meqe me kane pyetur qofte ne insta qofte familjaret dhe duan te sqaroj kete video… Video e “kapjes mat” eshte hedhur para nja 2 muajsh ne YouTube dhe prap eshte komentuar keq por s’kam dashur te reagoj per çdo lajm qe del”, ka shkruar ajo.  

“Por meqe qenka rinxjerre e shitet si e tanishme po ju them qe eshte bere gjate tour-it. Ketu jemi ne Shkoder ku kemi ndaluar i gjithe stafi per nje dreke. Ndaj boll me keto lajme se u be bajat”, përfundoi Bora.

Ndryshe, ka muaj që thuhet se Atdheu dhe Bora janë në lidhje dashurie. /Shqip.com