Rozë

Bora Zemani flet hapur për lidhjen mes Semit dhe Donaldit

Semi Jaupaj, Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Banorja e “Big Brother” Semi Jaupaj, është kritikuar sërish nga opinionistja dhe konkurrentët se po ndërhyn në raportin mes Donaldit dhe Bora Zemanit.

E gjithë kjo pasi gjatë javës së kaluar Donaldi në një moment theksoi që është beqar, duke e bërë të revoltohet Semi njëherësh mikesha e ngushtë e prezantueses së njohur.

Ajo it ha atij që nuk është beqar pasi që ai ka një lidhje jashtë me shoqen e saj, Bora.

Sidoqoftë, nuk mungoi një reagim nga kjo e fundit duke thënë se e vlerëson shumë atë që po bën këngëtarja për të.

Ajo ka radhitur tri gjëra që kanë mbajtur shoqërinë e saj kaq vite.

“Meqenëse sot më është mbushur Instagrami plot për të. Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar sa shumë e dua unë Semin dhe e njoh shumë shumë mirë. Ndryshe nuk do të ishte pjesë e jetës time për kaq shumë vite. Mendoj që gjërat kryesore që e kanë ruajtur shoqërinë tonë disa në fakt, e para besimi tek njëra-tjetra, ai lloj besimi që vërtet e vëmë dorën në zjarr për njëra-tjetrën e dyta protektiviteti, që ka qenë njëra ndër arsyet që e ka ruajtur shoqërinë.

E treta që e pranojmë njëra-tjetrën ashtu siç jemi që unë e kam pranuar ashtu siç është, ndonjëherë flet më shumë se ç’duhet, bën gallata më shumë siç duhet, ndonjëherë të përqafon më shumë se ç’duhet edhe të mbron më shumë se ç’duhet”.

Bora dhe Donaldi

Ajo ka thënë së nuk sheh asgjë të keqe në këtë raport dhe gjërat nuk bëhen me qëllim.

“Por, po thoja. Nuk shoh asnjë gjë të keqe në këtë mes, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllim negativ, përkundrazi. Dhe sot jam shumë e lumtur dhe shumë krenare që më është mbushur Instagrami me vajza që më shkruajnë sa do të doja të kisha edhe unë një shoqe si Semi në jetën time. Semin e kam për vete, nuk e ndaj do me ju”, u shpreh Bora Zemani.

Moderatorja nuk ka anashkaluar as Donaldin duke vënë në pah qaforen që ia dërgoi dhe se do presin të shohin se çfarë do të ndodhë jashtë.

“Ndërsa, sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbaj ndonjë qëndrim tjetër, ku i dihet. Ku e dimë ne se çfarë ndodh jashtë”, ka thënë më tej ylli i “Përputhen”.

Ndryshe, Bora dhe Donaldi ka disa vite që janë bashkë dhe që lidhja e tyre ka mbetur për tu diskutuar jashtë, pasi që moderatorja ka treguar që është duke e pritur atë./SHQIP.com