Rozë

Bora Zemani do të rikthehet në Përputhen? Olsa jep lajmin e shumëpritur

Moderatorja e “Për’puthen”, Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes, pas dorëheqjes së Grida Dumës.

Mirëpo, largimi i saj ka hapur shumë diskutime se kush do ta udhëheq mbas saj “Për’puthen”.

Shumë emra moderatoresh janë përfolur si zëvendësuese të Orit në Përputhen e mes tyre edhe ish-prezantuesja e këtij programi, Bora Zemani.

Ndërkaq, për këtë ka folur edhe Olsa Muahmeti e ftuar se fundi në “Procesin Sportiv”.

Ajo tha se ka ftuar disa, e ndër to tha se ka thirrë edhe Bora Zemanin.

Ajo tha se Bora u largua pasi mori në menaxhim një program të madh siç është “Dance With me Albania”.

Ndërkaq, bëri të ditur se nuk ka marrë ende përgjigje nga Bora, por që do të ishte e lumtur që ajo të rikthehej në emision.

/Shqip.com