Lajme

Bora zbarkon në Kosovë, Aliu tregon kur pritët të rritën temperaturat

Kosova është përfshirë nga reshjet e borës në viset mbi 1500 m lartësi mbidetare.

Kështu është bërë e ditur për SHQIP.com nga meteorologu, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Në vise mbi 1500 metra ka pasur reshje të borës. Malet e Sharrit dhe pjesa e Dukagjinit janë të përfshirë nga ky mote, ndërsa reshje të shiut në vise nën 1500 m”.

Ai ka thënë se temperaturat pritët të rritën nga nesër.

“Moti në ditët në vazhdim do të këtë përmirësim nga dita enjte. Riga të shiut do të këtë por jo më intensitet të lartë”.

Ndryshe, sot gjatë ditës temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius./SHQIP.com