Rozë

Bora acarohet keq dhe ngre zerin me Brunon

Bora dhe Ariani

Edicioni i sotëm i Për’puthen ka vazhduar me debate të forta, shkruan SHQIP.com

Ai që ka filluar debatin ishte Bruno, i cili u akuzua nga Bora se nuk i ka kërkuar falje Mikelës për veprimet dhe fjalët e tij.

Pas gjithë kësaj acarohet edhe Bruno, i cili thotë që ka bërë një gjë të tillë dhe në qoftë se duhet ta përsërite do ta bëjë kur ta ndejë.

 “Sapo i thash ndjese për familje, sepse e konsiderojë gabim dhe do të kërkoja falje edhe 100 herë, por jo edhe për veprimet e saj”, ka deklaruar ai.

Pas kësaj i thotë Bora që ai është i detyruar nga programi që t’i kërkojë falje dhe për këtë edhe Mikela ka kërkuar falje më parë.

“ Mikela ka kërkuar falje dhe atë mezi ka kërkuar, si dhe mua më është dukur si një justifikim pasi çdo gjë është dukur show”, është shprehur Bruno.