Sport Ndërkombëtar

Bonucci vlerëson Kombëtaren e Shqipërisë

Kapiteni i Italisë, Leonardo Bonucci foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme miqësore ndaj Shqipërisë në “Air Albania”.

Mbrojtësi i Juventusit theksoi se në krahasim me vitin 2017, Shqipëria tashmë ka më shumë talent dhe eksperiencë.

“Kjo skuadër merr frymë dhe kërkon të tregojë veten, jemi në një periudhë stresuese sa i takon aspektit fizik. Jemi në një periudhë me telashe, jam në kombëtare prej vitesh dhe nuk mbaj mend një shok që të refuzojë kombëtaren dhe të shprehet se nuk ka dëshirë të grumbullohet”.

“Kthehem në kombëtare me të njëjtën dëshirë si gjithmonë, të jem këtu është një krenari dhe kënaqësi dhe mbetem në dispozicion të shokëve më të rinj apo trajnerit. Mbushem me lumturi të jem këtu, për mua është thelbësore”.

“Unë do të jem sa herë të jetë nevoja. Në lidhje me shokët e Juventusit që janë grumbulluar në Botëror u kam thënë argjentinasve dhe brazilianëve se dua t’i takoj sa më vonë të jetë e mundur. Ata janë favoritë në Botëror”.

Nga ndeshjet e vitit 2017, Shqipëria është më e fortë apo më e dobët? “Skuadra shqiptare ka më shumë talent dhe eksperiencë, janë lojtarë që luajnë në Serie A apo në skuadra të tjera shumë të rëndësishme. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë”, është shprehur Bonucci.

/Shqip.com