Sport Ndërkombëtar

Boksierët rrihen fizikisht në rrugë, njerëzit mbetën te shokuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dubai. Boksierët profesionistë, Anthony Taylor dhe Rhys Caldon patën një konfrontim të ashpër fizik në rrugë, shkruan Shqip.com.

Duke qenë se nuk do të ndeshen mes vete në ring, padyshim ata vendosën ta bëjnë këtë në rrugë.

Aktualisht, dyshja ndodhet në Dubai, në pritje të meçeve.

Pas kësaj, pati një përqafim mes tyre dhe gjithçka u mbyll në paqe.

Por, Rhys hodhi ujë mbi kolegun e tij, gjë e cila e “tërboi” Anthonyn, i cili menjëherë nisi ta sulmojë fizikisht atë.

Pas kësaj nisën grushtet dhe gjithçka ndodhi para kalimtarëve.

/Shqip.com