Bogdanoviq publikon fotografinë e personit që thotë se qëndron prapa trazirave në Veri

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, përmes një reagimi në rrjetin Twitter, ka publikur fotografinë e personit që sipas tij është iniciator i trazirave në Veri.
Ai ka shkruar se ky provokator duhet të arrestohet menjëherë.
Tutje, sipas tij, ai është përgjegjës drejtpërdrejt për konfliktin në veri, duke shtuar se është dërguar atje nga shërbimet e intelegjencës së Serbisë dhe me urdhër të grupit rus Wagner.
Bogdanoviq ka kërkuar reagim të menjëhershëm edhe nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.
This Vučić agent and provocateur must be arrested immediately!
He is directly responsible for causing unrest and conflict on 🇽🇰 at the behest of Russian Wagner and intelligence services of 🇷🇸
The international community must react immediately!@USAmbKosovohttps://t.co/A2hrhEVGI4— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) May 26, 2023
/Shqip.com