Sport Ndërkombëtar

Boban pritet edhe nga Përparim Rama

Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban vizitën e tij në Kosovë, e ka vazhduar në Komunën e Prishtinës.

Legjenda e futbollit kroat, pas takimit me ministrin e sportit, Hajrulla Çeku, është takuar më të parin e kryeqytetit tonë.

Boban në shoqëri të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, është pritur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Boban nis vizitën në Kosovë, takon ministrin Çeku. Gjatë ditës ai do ta ketë edhe një konferencë për media, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

/Shqip.com