Sport Shqiptar

“BNE” të shtunën garojnë në “Legends Stage”

Bad News Eagles

Skuadra shqiptare e CS:GO-së, Bad News Eagles, pas suksesit të arritur do të vazhdojnë garat në “Legends Stage”.

Ndeshja e parë e “Legends Stage” për “BNE” luhet sot me fillim nga ora 12:00.

Skuadra nga Kosova do të përballet me skuadrën daneze, Copenhagen Flames, të cilët renditen në pozitën e 14-të sipas ranglistës së “HLTV”.

Copenhagen Flames kanë 195 pikë në këtë ranglistë, kurse “bNE” që zë vendin e 26’të aktualisht kanë 85 pikë.

Për tu kualifikuar në këtë fazë ata mposhtën “MBIR”, me rezultat 2:1 me maps, duke siguruar kështu një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në botë./Shqip.com