Bllokoi foltoren e Kuvendit, Nikolla përjashton Lulzim Bashën
Publikuar:
(21.03.2024 11:24:10)

Lulzim Basha është detyruar të heqë dorë nga parimet e tij euro-atlantike, duke vepruar pikërisht siç vepronin deputetët e opozitës këto 6 muaj, por që për të ishte e pakuptueshme sjellja e tyre
Kërkesa për fjalimin e tretë në Kuvend nga deputeti Lulzim Basha ka detyruar kryeparlamentaren Lindita Nikolla që të mos ia japë fjalën Bashës.
Dhe kjo është shoqëruar me revoltën e Bashës, i cili refuzoi të largohej nga foltorja, duke nisur një mini-protestë në Kuvend.
Pas kësaj Nikolla i njoftoi përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit.
/Shqip.com