Blinken mbërrin në Egjipt, në axhendë një marrëveshje Izrael-Hamas
Publikuar:
(18.09.2024 10:11:02)
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zbarkuar në Kajro në udhëtimin e tij të dhjetë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gaza gati një vit më parë.
Blinken pritet të takohet me udhëheqësin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe të mbajë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm Badr Abdelatty, por nuk ka raportime se zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë Izraelin.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se Blinken “do të takohet me zyrtarët egjiptianë për një sërë gjërash, por në rendin e ditës është mënyra se si do të interpretohet një propozim që mund do të siguronte marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.
/Shqip.com