Blerona Zeqiri ndahet nga i dashuri? Befason me postimin e fundit
Publikuar:
(04.06.2022 17:19:08)

Disa javë pasi moderatorja e njohur konfirmoi se është në një lidhje dashurie, Blerona Zeqiri ka befasuar me postimin e fundit në Instagram.
Me mbishkrimin që i ka vënë një fotografie në InstaStory, moderatorja ka dhënë sinjale se është ndarë nga i dashuri.
Blerona ka publikuar një fotografi, derisa sipër saj ka shkruar vargjet e këngës së Beyonce “All the single ladies”.

Ndryshe, Blerona në të gjitha intervistat që ka dhënë së fundi, ka konfirmuar se është në lidhje.
Moderatorja shprehej shumë e lumtur e thoshte se s’ka qenë kurrë më e përmbushur.