Blerona Zeqiri flet për herë të parë për të dashurin, i rrëshqet një detaj shumë i rëndësishëm
Publikuar:
(27.04.2022 11:31:31)

Blerona Zeqiri ka disa muaj që ka treguar që është në lidhje dashurie.
Madje kohëve të fundit ajo ka hedhur dyshime se është martuar, por që më pas doli që nuk është e vërtet.
Në lidhje me këtë ajo në ATV ka treguar se i dashuri i saj dëshiron që të mos jetë i njohur për publikun dhe kjo është duke ia respektuar vendimin.
Por ajo ka zbuluar se ai i takon biznesit të saj të ri që ka nisur me organizimin e eventeve të ndryshme duke thënë se është përkrahësi i saj më i madh në biznesin që sapo ka nisur.
Në anën tjetër, ajo ka treguar se në shumicën e pushimeve të saj e shoqëron ai./SHQIP.com