Rozë

Blerona me kritika ndaj “Për’puthen”

Blerona Zeqiri

Moderatorja, Blerona Zeqiri së fundmi ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ajo në një intervistë ka treguar se ndër vite është bullizuar për peshën që ka pasur, por që nuk kanë ndikuar të ajo.

Blerona ka treguar edhe për operacionin që ka pasur për të humbur peshë pasi që erdhi një kohë kur edhe ajo nuk dihej mirë me vetën e saj.

Moderatorja ka treguar se ka lexuar shumë komente të liga në rrjete sociale sa i përket peshës së saj.

“Kam lexuar komente të liga, por që nuk kanë ndikuar”, tha ajo në T7. Sa i përket jetës së saj private, Zeqiri nuk ka preferuar të komentojë shumë këtë pjesë.


“Qysh po të dukem”, i drejtohet Blerona moderatorit, i cili i thotë “Po dukesh e lumtur”, “Eh kaq ka rëndësi”, përfundon moderatorja.

Në media rozë ka disa muaj që është përfolur që Blerona ka filluar një lidhje dashurie, por që asnjëherë nuk e ka postuar të dashurin e saj.

Blerona ka folur edhe për emisioni “Për’puthen” ku u shpreh se aty shihet se çdo gjë është skenar dhe nuk ka asgjë reale. Gjithashtu shtoi se ne jemi vend i vogël dhe nuk duhet të shkojmë deri në atë pikë vetëm për disa klikime.

‘Asnjëherë nuk isha bë pjesë e saj. Nuk po shoh reale kurgjo. Kom qef me qenë pak ma reale e kuptoj botën e televizionit, e show-it, klikimet e krejt në rregull por deri në atë pikë se di a duhemi me shku se jemi vend i vogël”, u shpreh Blerona./SHQIP.com