Blero për Përfaqësuesen e Kosovës: Nuk ua patëm borxh t’i bëni fëmijët tanë të qajnë
Publikuar:
(29.03.2023 12:03:43)

Pas ndeshjes së djeshme ku Kosova barazoi me Andorrën, ashpër ka reaguar këngëtari Blero Muharremi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, u shpreh i zhgënjyer nga Përfaqësuesja e Kosovës.
“Israel vs Kosova i dashuri jonë selektor e shtin Zhegrovën titullar, kur dihet se ata kanë me sulmu dhe Zhegrova detyrohet të luajë në mbrojtje. Kurse Kosova vs Andorra, Zhegrovën e len në bankë, dhe i bjen në mend thotë ‘Uuuu po njëmend ne kemi me sulmu, qu shtine Zhegrovën në pjesën e dytë”, ka shkruar ai.
“WTF koha mi hek këta selektorë që i kanë ka 500 vjet bre… Allo, se isha duke e këqyr lojë me fansen më të zjarrtë dardane, çikën time. Nuk ua patëm për borxh mi shti fëmijët tonë me qajt! Tmerr!”, tha tutje ai.

/Shqip.com