Blero mbetet pa ‘Bebin’
Ditë më parë u aludua se këngëtari i njohur Blero, ishte rikthyer me ish të dashurën e tij.
Shkak për thashthemet u bë një foto e cila bëri xhiron e rrjetit ku shihej dyshja duke kërcyer së bashku.
Mirëpo lidhur më këto dyshime vetë këngëtari ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram.
Blero ka sqaruar për publikun se ai dhe ish e dashura e tij të cilës ai i referohet ‘Bebi’ janë ndarë kohë më parë dhe gëzojnë një miqësi të shëndetëshme në këtë kohë që flasim.
“Është aluduar javëve të fundit për një ribashkim me bebin.Unë dhe bebi jemi ndarë prej nga muaji mars por që tani e gëzojmë një miqësi shumë të shëndoshë, për të cilën jemi dytë shumë falënderues. Ai person do të jetë gjithmonë shumë e vlefshme për mua… Andaj pres dhe respekt nga mediat që mos të shpërndajnë lajme të pasakta, ajo e kërkon privatësinë. Ju faleminderit”.
Kujtojmë që teksa u zbardhën detaje për divorcin me Afrona Dikën, ai po shijonte një lidhje të re me një bukuroshe që jeton jashtë Shqipërisë.
Megjithatë, kjo romancë nuk zgjati edhe aq shumë pasi njoftoi ndarjen për shkak të një udhëtimi.
/Shqip.com