Lajme

Blerim Syla shpërthen në lot në studio

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla nuk ka mundur të përmbajë vetën teksa ishte duke treguar se një ditë para grevës së organizuar nga kjo Federatë, Qeveria e Kosovës ia kishte shkarkuar vëllain nga pozita e kryeinspektorit.

Syla, ka shpërthyer në lot derisa ishte duke folur për vëllezërit e tij, njëri prej të cilëve është dëshmor, e tjetri ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Shqip.com.

“Vëllai im është shkarkuar. Ai ka qenë kryeinspektor, e ka pas mandatin e vazhduar në shkurt, para se me ardhë qeveria. 7 muaj e ka ushtruar këtë detyrë, pak ka tingëlluar si shantazhuese dhe kërcënuese sepse kanë pritur 7 muaj, që një ditë para grevës ta shkarkojnë. Mbrëmë në mbledhjen e qeverisë është shkarkuar”, tha Syla në T7.

“Ne kemi qenë tre vllezër, dy kemi studiuar jashtë, babën tim e kanë qit prej punës serbët në vitet e 90’ta dhe atëherë me mund e me gjak me nënën rrobaqepëse na ka shkolluar të treve. Një është dëshmor. Luli që e kanë shkarkuar është luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës,

Ai tha se lajmi për shkarkimin e vëllait të tij, ka qenë e rëndë për ta si familje pasi sipas Sylës, familja e tij ka kontribouar për lirinë e Kosovës.

“Kjo është e rëndë për një familje, aq më pak për një ish-luftëtar, inxhinier i treguar e i suksesshëm”, ka shtuar Syla./Shqip.com