Lajme

Blerim Latifi: Në pikëpamjen time Duda Balje është një analfabete

Profesori universitar, Blerim Latifi.

Profesor, Blerim Latifi, e ka quajtur “analfabete”, deputeten e Kuvendin të Kosovës, Duda Balje.

Latifi i ftuar në emisionin Pressing në T7 në të cilët po flitet për “Bartjen e shamisë në shkolla”, ka thënë se “një deputete e caktume që për mendimin tim mundohet të përfitojë”.

“Shiko unë 5 vite kam punuar në Kuvend dhe shumicën aty i njoh në mendime. Dua të jem tërësisht i qartë. Në pikëpamjen time Duda Balje është një analfabete. Politike edhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës. Por kjo është tjetër çështje”, ka thënë Latifi.

Për këto fjalë, avokatja, Nora Huseinovic Veliu, e ka ftuar deputeten Balje që të shkoj në zyrën e saj e të padisin Latifin.

“E ftoj Duda Baljen të vijë në zyrën time dhe të ju padisë për fyerje”, shtoi ajo.

Avokatja, Nora Huseinovic Veliu

Këto komente të Latifit kanë ardhur pas Deputetja, Duda Balje, kishte reaguar pasi që në Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” kishte vendosur simbolin e ndalimit të shamies mbuluese për vazjat islame.

Balje kishte shkruar se nga fotografia me një pjesë të simboleve ishte dakord.

“Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetar”, kishte thënë ajo.

Ajo gjithashtu kishte kërkuar edhe sqarim nga Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini rreth këtij simboli./Shqip.com