Bleona Qereti në lidhje dashurie?

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti është njëra ndër emrat më të përfolur të showbizit.
E gjithë kjo për shkak të karrierës së saj, por duke e mos e lenë anash edhe jetën private, pasi që ajo shpesh herë është përfolur për lidhje dashurie.
Së fundmi gazetari i njohur, Eni Shehu, i ftuar në “Pikë” ka folur për eksperiencën në “Love story”, pjesë e së cilës është edhe Bleona.
Gazetari zbuloi se këngëtarja është në një lidhje romantike, por duke mos zbuluar më shumë detaje.
“Shumë pak dijmë për të dhe kur erdhi në program na kujtoi që jetën private e ka mbajtur përherë larg medias. Por dikë e ka. E kam nuhatur në prapaskena që ka diçka”, tha Eni duke mos dashur për momentin të zbuloi më tepër.

Ndërsa sa i përket Bleonës, kjo e fundit u rikthye në Shqipëri për të qenë opinioniste në programin e njohur “Love Story 2” /SHQIP.com