Rozë

Bledi Mane sërish nënçmon kosovarët, çfarë tha këtë herë?

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, gazetari Bledi Mane, kohë më parë kishte marrë vëmendjen pasi kishte ofenduar qytetarët e Kosovës duke thënë se nuk kanë turizëm dhe se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.

Ndërkaq, në po të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe brenda shtëpisë së BBVA.

Lexo edhe:
Bledi Mane, banori i ri i BBVA – njeriu që ofendoi rëndë kosovarët kohë më parë

Teksa bisedonte me banorët, Bledi ka përsëritur qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje, duke thënë se kulinaria e shqiptarëve të Kosovës është prapa.

“Kulinaria juaj lë akoma për të dëshiruar, ju jeni te pleskavica”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ashpër ka reaguar këngëtarja Nita Latifi, e cila i tha “bën shaka ti”?

/Shqip.com