Bledi Mane, banori i ri i BBVA – njeriu që ofendoi rëndë kosovarët kohë më parë
Publikuar:
(08.02.2023 11:43:01)

Bledi Mane është banori më i ri që i është shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai që në hyrje është pritur nga shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj, Dea Mishel.
Mane tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë: Martesa dhe Big Brother Vip.
Ndryshe, ky i fundit muaj më parë ka ofenduar kosovarët duke thënë se nuk kanë turizëm dhe thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.
“Ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka thënë ai.
/Shqip.com