Blatter dhe Platini mund të dënohen për mashtrim dhe disa akuza tjera

Ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michael Platini – janë akuzuar për mashtrim dhe krime të tjera.
Pas një hetimi gjashtëvjeçar, për një pagesë të dyshimtë rreth dy milionë dollarësh, dyshja në fjalë do të gjykohen në Bellinzona të Zvicrës, shkruan Shqip.com.
Blatter u akuzua për mashtrim, keqmenaxhim, shpërdorim të fondeve të FIFA-s dhe falsifikim dokumentesh.

Ndërsa, Platini u akuzua për mashtrim, përvetësim, falsifikim dhe bashkëpunëtor në keqmenaxhimin e supozuar të Blatter.
Të dy, Blatter dhe Platini kanë mohuar prej kohësh çdo keqbërje dhe citojnë një marrëveshje verbale – që ata kanë bërë para 20 viteve më parë për të paguar paratë.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë deri në një vendim zyrtar për këtë çështje – që është tejet e rëndësishme për botën e futbollit./Shqip.com