Sport Ndërkombëtar

Blatter dhe Platini do dalin para drejtësisë – në qershor

Blatter dhe Platini

Do të përballen me drejtësinë.

Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini do të dalin në gjyq në Zvicër, me 8 qershor.

Dyshja është e rënduar me akuzat për korrupsion – sa ishin në krye të organeve përkatëse.

Prokurorët zviceranë thonë se Blatter organizoi në mënyrë të paligjshme një transferim prej 2 milion frangash zvicerane (1.6 milion £) te Platini në 2011.

Teksa, të dy kanë mohuar akuzat e hedhura në drejtim të tyre.

Sepp Blatter and Michel Platini Banned for 8 Years by FIFA Ethics Committee  | Bleacher Report | Latest News, Videos and Highlights
Platini dhe Blatter

Por, nëse shpallen fajtorë, mund të marrin dënime me burg ose gjoba.

Çështja u hap në shtator 2015 pasi FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, u vu nën akuza për korrupsion të përhapur.

Komiteti i Etikës i FIFA-s nisi një hetim, i cili pa të dy burrat të përjashtuar nga loja dhe të detyruar të largoheshin nga pozicionet e tyre.

Çështja zvicerane përqendrohet në një kërkesë për pagesë për punën këshilluese që Platini bëri për presidentin e atëhershëm të FIFA-s, Blatter, ndërmjet viteve 1998 dhe 2002.

Prokurorët thanë se Platini, kërkoi pagesën “mbi tetë vjet pas përfundimit të veprimtarisë së tij këshilluese”.

FIFA ethics report calls for sanctions against Blatter, Platini | The Japan  Times
Platini dhe Blatter

“Me përfshirjen e Blatter-it, FIFA i bëri një pagesë Platinit në shumën e përmendur në fillim të vitit 2011”, thanë më parë prokurorët.

Lajmi për akuzat në drejtim të dyshes kishte tronditur botën e futbollit.

Plattini ka pasur karrierë të bujshme si futbollist – sa ishte pjesë e Sanit-Etienne dhe Juventusit.

Ai ishte edhe reprezentues i kombëtares franceze, teksa e ka fituar tri herë Topin e Artë./Shqip.com