Lajme

Blackout total, Vlora dhe Fieri pa energji elektrike

Qarku i Vlorës dhe Fierit janë aktualisht pa energji elektrike.

Dritë në këto zona, përfshi edhe Sarandën e Delvinën, bëjnë vetëm dritat e makinave dhe kjo gjendje vijon për rreth 30 minuta.

Mësohet se kjo gjendje është shkaktuar pasi është stakuar nën-stacioni i Spitallës që furnizon me energji elektrike zonat deri në jug të vendit.

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE Fier mësohet se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-ëshit.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku.

Grupet e punës janë në terren. Nuk dihet se sa do të zgjasë situata pa energji, por me përcaktimin e defektit do të kalohët furnizimi nga linjat dytësore.

/Shqip.com