Lajme

Biznesmeni Rexhepi dyshohet se u vra për 30 mijë euro

Në Novobërdë janë gjetur eshtra humane të cilët kanë rezultuar që janë të biznesmenit Bedri Rexhepi i cili u raportua i zhdukur që nga viti i kaluar.

Prokurori i Rastit, Armend Hamiti në një konferencë për media ka thënë se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

“Pas hetimit dhe sigurimit të të gjitha provave dhe dëshmive kam arritur të vërtetoj dyshimin mirë të bazuar dhe kam ngritë aktakuzë  kundër dy personave: Jeton dhe Nexhat Vllasaliu me ngarkim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje dhe ‘dëmtimi varreve apo kufomave’”, tha Hamiti.

Sipas Hamitit, arsyeja e vrasjes së Rexhepit dhe zhdukja e tij ka të bëjë me 30 mijë euro që të akuzuari besonin që i kishte viktima.

Prokuroria për zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi: Po punojmë me seriozitetin maksimal – SHQIP.com

“Motivi I kryerjes së këtyre veprave penale për fat të keq është i ulët. Sipas hetimit tonë i cili ka zgjatë për rreth 18 muaj rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material gjegjësisht shuma prej 30 mijë eurove ku të akuzuarit kanë besuar që i ndjeri Bedri Rexhepi i posedon dhe kanë bërë plane ku edhe e kanë ekzekutuar”.

Për vërtetimin e identitetit të viktimës, Hamiti tha se tashmë janë të informuar.“Çështja e Bedri Rexhepit I raportuar si i zhdukur nga data 9 prill 2021. Fillimisht ju informoj se dje gjatë ditës kam informuar familjarët e viktimës se në bazë të të gjeturave antropologjike mjeko-ligjore, ku bënë pjesë  edhe trajtimi i profilit biologjik dhe me të dhënat nga raporti stomatologjikpara vdekjes si dhe provave të tjera dhe rrethanave të çështjes është vërtetuar identiteti i viktimës”.

Sipas Hamitit, në mbledhjen e provave dhe deri tek zbardhja e ngjarjes prokurorisë i kanë ndihmuar 29 dëshmitarë relevantë.

/Shqip.com