Biznesmeni kërkon t’i bëjë tri surpriza Arjolës, ofroi shumë të madhe parash

Ish-fituesi i “Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti ka zbuluar detaje rreth parashutave që kalojnë sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai ka treguar se gjatë një ditë janë dërguar tri parashuta të cilët shkaktuan diskutime të shumta.
“Që të kuptojmë diçka, kanë qenë tre parashuta. Një unë, një Kledi dhe një nga fansat e Donaldit. Ajo e 9 janarit ishte ajo që shkaktoi më shumë polemika dhe i shqetësoi të gjithë njerëzit.

Mirëpo në bisedë e sipër ai ka treguar se një biznesmen ka kërkuar që rë dërgohen disa parashuta për Arjolën.
“Edhe për Arjolën na kërkoi dhe ofroi shumë të madhe parash një biznesmen për ta surprizuar me 3 parashuta. Ai na tha që mamaja e tij e kishte shumë qejf dhe donte që t’i bënte një dhuratë”, tha Anaidi.
Arjola është një nga konkurrentet më të forta të shtëpisë, e cila konsiderohet si favorite për çmimin e madhe prej 100 mijë euro./SHQIP.com