Lajme

Bislimi takon deputetët grekë

Zëvendëkryeministri i Republikës, Besnik Bislimi, gjatë vizitën në Greqi është takuar me deputetët grekë, Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

Zëvendëskryeministri i për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog gjatë takimeve të ndara ka potencuar se Kosova vazhdon rrugën drejt progresit të zhvillimit demokratik, njofton zyra e Kryeministrit, shkruan Klankosova.tv.

“Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë për medie.

Gjithashtu gjatë takimeve të Bislimit në Parlamentin grek, u diskutua për proceset e integrimit evropian dhe aplikimit në BE dhe KE, si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë. Nga këto takime Kosova “synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë”.

/Shqip.com