Lajme

Bislimi: Subjektet politike kanë shprehur vullnetin që të ketë konsensus për reformë zgjedhore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Komisionin për Integrim ka thënë se subjektet politike kanë shprehur vullnetin që të ketë konsensus në reformën zgjedhore dhe se këtë vullnet e kanë shprehur edhe në takimet me partneretët ndërkombëtarë.

“Kanë shprehur vullnet të mirë që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe këtij konsensusi. Nga BE-ja reforma elektorale ka një prioritet. Kuvendi ta fillojë formimin e grupit adhoc për reformën”, ka thënë Bislimi.

 Por me këtë konstatim nuk është pajtuar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra. Ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është duke kontribuar në arritjen e një konsensuesi për reformën zgjedhore me partitë tjera.

Ajo ka përmendur mospërgjigjen e ministrave për raportim në Komision, derisa ka thënë se si zëvendëskryeministër do të duhej të adresonte rëndësinë e raportimit të tyre në Komision. /Shqip.com