Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane
Publikuar:
(24.09.2021 08:21:48)

Komisioni për Integrime Evropiane sot, e premte, do të mbajë mbledhjen e radhës.
Aty do të shqyrtohet Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2021-2025, ku i ftuar është edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Në këtë komision do të shqyrtohet edhe plani i veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane.
Mbledhja do të fillojë në orën 09:00./SHQIP.com