Lajme

Bislimi për ikjen e mjekëve kosovarë: Edhe mjekët gjermanë ikin nga Gjermania

Zëvendësministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se ata nuk munden të parandalojnë emigrimin e stafit shëndetësor.

Ai ka thënë se me projektligjin e ri nuk garantohet një pagë e madhe.

Ka arsyetuar emigrimin e mjekëve kosovarë në shtetet evropiane.

“Po, kanë ikë mjekët gjithmonë në Kosovë, do të ikin gjithmonë.  Edhe mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Kështu, edhe nga Gjermania ikin mjekë, pastaj shtrohet nevoja të vijnë prej Ukrainës, prej Kosovës, prej Italisë, prej Polonisë. Është vlerë e Bashkimit Evropian. Projektligji i ri (i pagave) nuk do ta bëjë pagën 6 mijë euro mjekëve që mos të kenë nevojë të shkojnë”, tha ai.

Derisa, deputetja nga AAK, Tima Kadrijaj theksoi se nevojitet një pagë e dinjitetshme për mjekët e Kosovës që mos të ikin në Gjermani.

“Megjithatë bëhet një pagë e dinjitetshme, që nuk është e lehtë të shpërngulet në mërgim”, thekson Kadrijaj.

Ndryshe stafi shëndetësor në Kosovë është duke u larguar nga Kosova për shkak të pagave  dhe destinacioni i tyre është kryesisht Gjermania i cili është një vend i zhvilluar. /Shqip.com