Bislimi: Kryeministri i Serbisë ia bëri të qartë BE-së se për ta s’ka marrëveshje bazë

Zëvendëskryeministëri i Kosovës, Besnik Bislimi ka ndarë një video të kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, duke thënë se Serbia nuk nënshkruan asnjë marrëveshje në të cilën duhet pranuar Kosovën si shtet të pavarur.
Sipas Bislimit, Vuçeviqi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bindet se për Serbinë nuk ka Marrëveshje Bazë.
“Kryeministri i Serbisë po i pyet Përfaqësuesit e Lartë të BE-së: Çfarë tjetër nevojitet për t’ju bindur se për Serbinë nuk ka Marrëveshje Bazë? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është vetëm për të shmangur sanksionet eventuale? Sa drafte të tjera të planeve të sekuencimit na duhen para se ta zbulojnë të vërtetën të gjitha shteteve anëtare”, ka shkruar ai.
Serbia's PM asking EUSR & EEAS: What else is needed to convince you that for Serbia there is no Basic Agrmt? That their participation in the dialogue is faked just to avoid eventual sanctions? How many more drafts of sequencing plans we need before revealing the truth to all MS? pic.twitter.com/neC56DI3rV
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 24, 2024
/Shqip.com