Lajme

Bislimi kërkon nga Serbia zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur rreth zbatimit të Udhërrëfyesit të Energjisë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se, zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente.

Tutje, sipas tij, mospagesa nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve dhe mjedisit.

“Zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova ka luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër”, ka shkruar Bislimi.

/Shqip.com